Apel për nxitjen e prodhimit FMN: Rritja e çmimeve do të vijojë edhe 5 vite
Shqiptarët do të vijojnë të paguajnë më shtrenjtë edhe për të paktën 5 vitet e ardhshme. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit ku skanohet e gjithë ekonomia globale parashikon se çmimet e drithërave, qumështit, mishit, karburanteve, energjisë elektrike dhe metaleve do të vijojnë të mbeten të larta.
Sipas vlerësimeve të FMN, niveli i inflacionit do të vijojë të mbesë mbi nivelet mesatare. Për vitin 2027, institucioni ndërkombëtar projekton që ky tregues do të jetë në nivelin 3 për qind, 2-fish më shumë se para pandemisë Covid-19.
Kjo normë e lartë inflacioni, për ekspertët e ka një shpjegim.
Vaji për gatim do të jetë një tjetër produkt që do rëndojë xhepat e shqiptarëve edhe për vitet e ardhshme.
Në raportin e fundit FMN ka përgjysmuar parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2022. FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ngjashëm kanë raportuar më herët edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ajo Botërore.
Rruga Press