Apel për gazetarët dhe analistët e Kosovës: Ky është një moment historik për Kosovën, mos u bëni ju ata që do ta shkatërrojnë
Shkruan Lirim Gashi
Ju gazetarë dhe analistë që ankoheni natë e ditë se Albin Kurti po ju mohon të drejtën për të gënjyer, shpifur dhe trilluar gjëra të paqena kundër tij me një ton aq të lartë saqë edhe Zotit në qiell ia keni shurdhuar veshët, na tregoni, ju lutem, sa gazetarë dhe analistë kanë pësuar dëmin më të vogël, e lëre më ta kenë humbur jetën gjatë mandatit të qeverisë Kurti?
Dhe sa gazetarë dhe analistë janë kërcënuar, rrahur dhe vrarë gjatë mandateve të qeverive të drejtuara nga politikanët, për rikthimin e të cilëve ju po luftoni me aq shumë zell dhe përkushtim, sikur të behej fjalë për jetën a vdekjen tuaj ?
Përveç kësaj, na thoni ju lutem, a është rastësi që në të gjitha emisionet politike të televizioneve tuaja private parakalojnë gazetarë dhe analistë që koordinohen në mënyrë të përsosur, jo vetëm mes vete, por edhe me kolegët e tyre nga Serbia, kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij?
Përveç kësaj, përgjigjuni, ju lutem, në këtë pyetje:
Pse nuk protestuat kundër qeverive të mëparshme, gjatë mandateve të të cilave kolegët tuaj gazetarë dhe analistë u vranë në mënyrë barbare, por heshtët si prostitutat nën faj ?
A mos vallë kolegët tuaj, që sot ju udhëheqin dhe ju nxisin kundër Albin Kurtit, ishin pjesë e atyre skuadrave të vdekjes kur ndodhën ato krime?
Dhe nga i mori dhe grumbulloi paratë kaq shpejt Lirim Mehmetaj për të hapur televizionin e tij privat, që do ta quajë VOX?
Apo mos vallë ai ka ndonjë fabrikë për prodhimin e kartëmonedhave 200 euroshe?
Pse s’po mundëm unë të mbledhë para as për ta blerë një kamerë të vetme cilësore për të komunikuar në mënyrë të dinjitetshme me publikun tim edhe pse secilin prej jush e fus në xhepin e pantallonave për nga dija, multitalenti, profesionalizmi, paanshmëria, shumëgjuhësia, morali, nderi dhe përkushtimi ?
Sepse unë nuk e shkeli kodin e pashkruar etik dhe moral të profesionit për asgjë në botë, e aq më pak e shes shpirtin dhe nderin.
Si nuk ju vjen turp të mos e tregoni as edhe një grimë të vetme respekti për profesionin tuaj dhe as për dinjitetin njerëzor e ndërgjegjen tuaj, duke u shndërruar në zgjatim të makinerisë propagandistike serbe dhe ruse, pikërisht në kohën kur më në fund kemi një kryeministër dhe një qeveri të udhëhequr prej tij, të cilës mund t’i besojmë?
Si mund ta përbuzni kaq shumë nivelin intelektual të popullit tuaj, sa ta bombardoni me aq shumë gënjeshtra, trillime, shpifje, intriga dhe thashetheme kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, nga të cilat do të skuqeshin edhe plakushat fallxhore të fshatrave vllehe në jug të Serbisë—ato që jetojnë pas shpinës së Zotit dhe që natën zhvishen tek varrezat e fshatit, duke vendosur fshesat mes këmbëve për të fluturuar si shtriga, përpara se t’i nisin ritualet e tyre djallëzore të magjisë së zezë.
Po e përsëris edhe njëherë:
Të nderuar gazetarë dhe analistë,
Mos ia shisni shpirtin armikut për para!
A jeni të vetëdijshëm për turpin që po i shkaktoni profesionit tuaj? A e kuptoni se çdo fjalë e pavërtetë që shpërndani kundër qeverisë së Kosovës nuk është thjesht një shpifje, por një thikë në shpinën e shtetit tuaj? Ju ankoheni ditë e natë se Albin Kurti po ua “censuron” të drejtën për të shpifur e manipuluar, me një ton aq të lartë saqë edhe vetë Zoti është lodhur dhe shurdhuar nga ulërimat tuaja.
Por na tregoni, ju lutem, sa gazetarë janë kërcënuar, rrahur apo vrarë gjatë qeverisjes së Albin Kurtit? Dhe sa të tillë u masakruan gjatë qeverive të kaluara, për rikthimin e të cilave po luftoni me aq përkushtim, sikur të ishte çështje e jetës apo vdekjes suaj?
Pse nuk protestuat atëherë?
Pse heshtët kur kolegët tuaj vriteshin mizorisht dhe mediat e pavarura mbyteshin nga mafia politike? Mos vallë ata që sot ju dirigjojnë ishin pjesë e atyre skuadrave të vdekjes?
Pse bashkëpunoni me propagandën serbe?
A është rastësi që panelistët tuaj koordinohen në mënyrë të përkryer kundër Albin Kurtit, jo vetëm mes vete, por edhe me kolegët e tyre nga Beogradi? Pse po bëheni zëdhënës të Serbisë, në një kohë kur më në fund kemi një qeveri që nuk shitet dhe nuk blihet?
Ku i gjeti Lirim Mehmetaj paratë për të hapur televizionin e tij privat?
A ka ndonjë fabrikë për prodhimin e kartëmonedhave 200 euroshe? Apo mos vallë pasuria e tij buron nga duart e pista të atyre që e kanë shndërruar gazetarinë në biznes propagandistik?
Një kushtrim për shqiptarët e Kosovës
Mos u bëni viktimë e shpifjeve të tyre! Mos lejoni që të helmojnë mendjet tuaja me gënjeshtra dhe intriga kundër qeverisë suaj. Sepse nëse ata arrijnë ta rrëzojnë këtë qeveri të ndershme, nesër do të jeni ju ata që do të përjetoni errësirën e një sundimi të ri mafioz.
Gazetarë, analistë, mos e shisni shpirtin për para!
Respektojeni kodin e pashkruar etik të profesionit tuaj. Mos u bëni vegla të atyre që për dekada kanë shkatërruar këtë vend. Nëse e keni humbur ndjenjën e nderit, të paktën mos e nënvlerësoni intelektin e popullit tuaj!
Ky është një moment historik për Kosovën. Mos u bëni ju ata që do ta shkatërrojnë!
Rruga Press