Bota

Anulohet vizita e Lavrov në Serbi, 3 vende ballkanike nuk lejojnë kalimin e tij në hapësirën ajrore

Është anuluar vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi, e cila ishte planifikuar për të hënën të martën e kësaj jave (6 dhe 7 qershor). Kështu ka deklaruar Ministria e Jashtme ruse, siç raporton TV rus Rossiya-1 në faqen e internetit.

Ky vendim erdhi pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan transitin në hapësirën e tyre ajrore për fluturimin e ministrit të Jashtëm rus për në Beograd.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Diplomacia jonë nuk e ka zotëruar ende aftësinë për të teletransportuar,” tha ministria.

Të dielën, kryeministrja serbe, Anna Brnabiq ka deklaruar se është e rëndësishme që në këtë kohë Serbinë ta vizitojë kryediplomati rus, por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ndërsa vetë presdienti Vuçiç kishte paralajmëruar vështirësi për vizitën e ministrit të jashtëm rus.

“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë”, deklaroi Vuçiç.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *