Bota

“Anonymous” zbulon planet ruse për video të rreme

Hakerët e grupit “Anonymous” kanë publikuar skanimin e një urdhri të ministrit rus të Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov, përmes së cilit kërkohet të bëhen gati video të rreme lidhur me luftën në Ukrainë, raporton “Ukraine Now” të martën në rrjeti social Telegram.

Sipas “Anonymous”, në këtë urdhër parashihet që në video të paraqiten Forcat e Armatosura të Ukrainës teksa tallen me robërit rusë të luftës.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Urdhri i zbuluar nga “Anonymous” është përkthyer edhe në gjuhën angleze.

Ukraina dhe Rusia kanë bërë javën e kaluar shkëmbimin e parë të ushtarëve, duke i kthyer njëra-tjetrës nga nëntë ushtarë të zënë robër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *