Bota

Ankohet ministri ukrainas i Mbrojtjes: Armët nga perëndimi nuk po vijnë në kohë, kjo na kushton shumë

Gati 50% e armëve të dërguara nga perëndimi drejt Ukrainës nuk kanë mbërritur në kohë, tha ministri i mbrojtjes ukrainase.

Rustem Umerov i bëri deklaratat gjatë një konferencë në Kiev, ku situatën në terren e quajti dinamike por vonesat edhe në avancim, i justifikoi me faktin  se armët nuk kanë mbërritur në kohën e duhur.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

“Kjo do të thotë se në matematikën e luftës,” tha ministri Umerov.

“Ne shohim armikun, ekonominë e tyre kanë 2 trilion. Ata përdorin mbi 15% të buxhetit të tyre zyrtar dhe jo zyrtar në luftë, që do të thotë, mbi150 miliardë dollar. Çdo vit. Zyrtarisht. Kështu që, e thënë thjeshtë, çdo ditë vonesë në dërgimin e mjeteve luftarake, për ne, përkthehet në humbje të jetëve njerëzore dhe humbje të territoreve”.

Ushtria e Kievit po përpiqet t’i rezistojë asaj ruse ne terren, të cilët javën e shkuar njoftuan kapjen e qytetin strategjik në lindje të Ukrainës, Avdivkën, pas muajsh të tërë sulmi dhe presioni të vazhdueshëm në disa zona përgjatë frontit të luftës.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump
YouTube player