BallinaLajme

Anijet greke nis peshkimin në ujërat ku u zgjeruan vetëm një ditë më parë, afër Lukovës

Vetëm një ditë pasi deklaroi zgjerimin në detin Jon me 12 milje, Greqia duket se ka vendosur të mos humbasë kohë duke nisur me shfrytëzimin e kësaj zone. Një anije greke peshkimi është lokalizuar sot në ujërat fare pranë kufirit detar të pretenduar nga shteti fqinj, vetëm 8 milje larg bregdetit të fshatit Lukovë dhe 7 milje nga ishulli grek i Erikuzës.

Jo rrallë herë gjatë këtyre 30 viteve, anijet greke të peshkimit kanë shkelur ujërat territoriale shqiptare, por në ato raste vendi ynë ishte i pafuqishëm t’i ndalonte, pasi nuk dispononte thuajse asnjë anije luftarake që të patrullonte në këto anë, raporton newsbomb.al.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Zgjerimi i Greqisë u bë pa një marrëveshje me Shqipërinë, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi dje se ky shtet ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë. Me gjasë marrëveshja për ndarjen e hapësirës detare do të caktohet në Gjykatën e Hagës.

Shfrytëzimi për peshkim është vetëm një nga të mirat që fiton Greqia në zonën e zgjeruar tashmë ekonomike. Ndërsa nuk përjashtohen edhe aktivitete të tjera si kërkimi për naftë, në këtë zonë, që është përfolur se përmban rezerva shumë të mëdha të arit të zi. 

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Rruga Press

YouTube player