KryesoreLajme

Anija Vlora, simbol i arratisjes masive/ Sot 31 vite nga eksodi i 20 mijë shqiptarëve në një ditë

Ishte 8 gushti i vitit 1991, kur anija “Vlora” e cila u nis nga Durrësi me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, u shfaq në portin e Barit.

Në bord kishte burra, gra dhe fëmijë të cilët prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik.

Anija Vlora

Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drejt Barit.

Lexo më shumë  Nisin zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famëkeq, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke sjellë shtimin e varfërisë.

Pas rënies së regjimit të diktatorit Enver Hoxha në vitin 1991, situata nuk u përmirësua siç pritej. Si rezultat i një katastrofe të gjatë politike dhe ekonomike, në datën 8 gusht të vitit 1991, edhe prej ndikimit të stacioneve italiane që përcaktuan vendin e mbërritjes, filloi arratisja ndoshta më masive brenda një dite e ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Lexo më shumë  Sekretari i të majtës italiane: I kujtoj Ramës se Italia është vend demokratik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *