Bota

Anija me 2.500 tonë metale largohet nga Mariupoli për në Rusi

Një anije është larguar nga qyteti i pushtuar i Mariupolit, për herë të parë qëkur forcat ruse kanë kapur rajonin, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax, të martën.

Duke cituar liderin separatistit të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut, Denis Pushilin, agjencia ka bërë të ditur se anija është drejtuar për në Rusi.

Lexo më shumë  Macroni nga Kajro kundërshton çdo zhvendosje, aneksim në Gaza dhe Bregun Perëndimor

“Anija me 2.500 tonë u nis drejt Rostov-on-Don në Rusi”, ka shkruar Pushilin në Telegram.

Ukraina ka thënë se dërgesa e metalit në Rusi nga Mariupoli, është një grabitje.

Autoritetet ukrainase kanë vlerësuar se të paktën 22,000 njerëz janë vrarë në qytetin port që nga fillimi i pushtimit rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit