Bota

Anija e mbushur me makina merr flakë në mes të oqeanit

Një anije mallrash, e mbushur me makina që po transportohen nga Europa drejt Shteteve të Bashkuara, ka marrë flakë në mes të Oqeanit Atlantik. Marina portugeze raporton se 22 anëtarët e ekuipazhit të anijes janë evakuuar. Anija “Felicity Ace” lëshoi alarmin teksa ishte pranë Ishujve Azore në mes të oqeanit, tha Marina portugeze në një njoftim. Shkaku i flakëve ende nuk është bërë i ditur.

Anija gati 200 metra i gjatë ishte nisur nga Emden në Gjermani më 10 shkurt, me destinacion portin e Davisville në shtetin amerikan të Rhode Island. Anija, e cila ka një kapacitet prej 4000 mjete, duhet të mbërrinte më 23 shkurt në destinacion. Anija transporton zakonisht makina Volkswagen, Lamborghini, Audi dhe Porsche.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Marina portugeze tha se një nga varkat patrulluese të saj dhe katër anije tregtare ndihmuan në operacionin e shpëtimit, ku mori pjesë edhe Forca Ajrore Portugeze. Disa prej të evakuarëve u dërguan në një anije greke që transportonte naftë.

Kompania Volkswagen tha në një deklaratë se ishte në dijeni të incidentit dhe po punonte me autoritetet për zbulimin e shkaqeve. Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *