Sport

Anglia heq dorë, Botërori 2030 mund të shkojë në Spanjë dhe Portugali

Spanja dhe Portugalia kanë marrë një lajm të mirë dhe shohin shanset e tyre të rriten për të organizuar një Kupë Bote së bashku.

Është fjala për Botërorin 2030 ku presidenti Ceferin u ka kërkuar 55 Federatave të Europës që të bashkojnë votat për të mbështetur këto dy vende për të organizuar eventin e madh të futbollit.

Kërkesa e Ceferin vjen pasi Britania e Madhe me Irlandën që kishin shfaqur më parë synimet për të organizuar së bashku një Kupë Bote, tashmë kanë bërë një hap prapa dhe siç konfirmohet këto dy vende ishullore do të tentojnë të organizojnë Europianin e vitit 2028.

Lexo më shumë  Dortmundi në bisedime për Brojën

Synimi i Ceferin është i qartë që kontinenti i vjetër të shkojë me votë të bashkuar nga UEFA për kandidaturën Spanjë-Portugali, të cilët kanë marrë edhe votat e federatave arabe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *