Bota

Angela Merkel viziton zonat e përmbytyra, premton ndihmë për çdo qytetar të prekur

Kancelarja gjermane, Angela Merkel foli për një situatë jo reale, për një tmerr të paparë deri tani, për një gjendje fantazmë, tepër të rëndë.

Gjatë vizitës së rajoneve të prekura nga katastrofa e reshjeve të shiut, në vendin Schuld në Eifel, ajo tha se “gjuha gjermane nuk njeh gati asnjë fjalë për të përshkruar ate që ka ndodhur”. Më pas ajo së bashku me kryeministren e landit Rheinland-Palate, Malu Dreyer (SPD) vizitoi edhe vendin Adenau, që është një prej vendeve më të prekura nga stuhia, ku Merkel dhe Dreyer premtuan ndihma.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Numri i viktimave në mbarë Gjermaninë ka shkuar ndërkohë në rreth 160 të vdekur. Ndërsa mbi 3000 persona konsiderohen ende si të humbur. Shpresohet se shumë prej tyre do të lajmërohen, sepse tani në shumë vende janë ndërprerë linjat telefonike. Por ekziston edhe frika se ka dhe të tillë që nuk e kanë mbijetuar këtë katastrofë. Reshja e shirave ndërkohë ka kaluar edhe nëpër vendet jugore të Gjermanisë, në Bavari, dhe ka përfshirë edhe pjesë të Zvicrës dhe Austrisë. Deri tani nuk dihet vlera e dëmeve materiale, por kancelarja Merkel premtoi ndihma të shpejta për të prekurit nga vërshimet.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Më parë zonat e vërshuara i kanë vizituar edhe presidenti Frank-Walter Steinmeier si dhe kandidatët për kancelarë Armin Laschet (CDU), Olaf Scholz (SPD) dhe Annalena Baerbock (partia ekologjiste).Të gjithë ata kanë premtuar ndihma të shpejta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *