KryesoreLajme

Anëtarët e Listës Serbe dorëhiqen nga komisionet komunale zgjedhore në veri

Anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore (KKZ) në veri nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje, mësojnë mediat në Kosovë.

Ata ishin emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 18 mars të këtij viti, e më 21 prill do të votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin-Potok dhe në Zveçan.

Por, Lista Serbe, partia e kryeterroristi Radoiçiq dhe subjekti më i madh i serbëve në Kosovë ka thënë të dielën se s’do të marrë pjesë në votim.

“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, të dielën në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se i vjen keq që Lista Serbe nuk e përkrah votimin për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave veriore të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, ambasada ka deklaruar se pjesëmarrja demokratike në votim bën që udhëheqësit të jenë përfaqësues të popullit të cilit i shërbejnë.

“Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se ata do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore. Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi.  Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, thuhet në përgjigje.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro
YouTube player