Bota

Anëtarët e kartelit më të fuqishëm meksikan u shpërndajnë dhurata fëmijëve për Krishtlindje, gjithçka ndodhë pak metra larg stacionit të policisë

Anëtarët e kartelit më të fuqishëm të drogës në Meksikë, u kanë shpërndarë dhurata për Krishtlindje fëmijëve – vetëm pak metra larg stacionit të policisë.

Ishte pikërisht vrasësi me pagesë i kartelit Jalisco New Generation, që i priu karvanit të mjeteve që parakalonin nëpër Guadalajara të El Retiro.

Pamjet e publikuara shfaqin të rriturit dhe fëmijët duke pritur në radhë në dy anët e rrugës, derisa lideri i grupit Ricardo Ruiz ishte veshur si Babadimri dhe shpërndante dhurata.

Lexo më shumë  Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën! Gjenocidi serb ndaj më shumë 8 mijë burrave boshnjakë

Një burrë dëgjohet në video duke mbështetur prezencën e burrave të armatosur në rrugët e qytetit meksikan.

“Ata janë njerëzit e Ricardo Ruizit. Po thonë se ai nuk jep asgjë, shikoni – pse qeveria nuk po e bën të njëjtën gjë, apo thjesht nuk duan”, shtoi ky burrë.

Sipas autoriteteve meksikane, Ruiz mbikëqyr punën e kartelit si motër të Jalisco New Generation – Grupo Elite, që operon në shtetet meksikane Jalisco, Michoacan dhe Colima.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *