KryesoreLajme

Anëtarësimi në KE, Zulfaj: Presim që Shqipëria të jetë aktive

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, derisa është deklaruar në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë se në këto momente nevojitet mbështetja e Shqipërisë.

Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë apo kriter shtesë që Kosova duhet të  plotësojë për t’u anëtarësuar në këtë institucion, por sipas tij, Shqipëria duhet të jetë më mbështetëse dhe më aktive për të ndihmuar në këtë çështje.

“Për të drejtat e njeriut Kosova ka kushtetutën më të avancuar në Evropë, siç është vlerësuar nga juristët dhe i kalon standardet ndërkombëtare. Pra kemi një kushtetutë të avancuar me të drejta të zgjedhuara për komunitetin serb. Një nga kriteret para anëtarësimit, Manastiri i Deçanit, u morr si vendim nga qeveria dhe nuk ka kërkesa e kritere shtesë”, ka thënë ai për “Euronews Albania”.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla takon Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së

Zulfaj ka shtuar se Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe ky është vlerësimi dhe vendimi i instancave të Këshillit të Evropës. 

“Në këtë mes do duhej ndoshta të kishte përpjekje shumë më shumë edhe nga Shqipëria, që të arrihet ky pajtim dhe të tejkalohet ky keqkuptim. Ne presim nga Shqipëria që ajo të luaj rol aktiv në këtë çështje pasi kështu duhet të bëjë në këto çështje që kanë të bëjnë me afirmimin e shtetësisë së Kosovës. Ne presim që Shqipëria të jetë aktive dhe proaktive në këtë çështje”, ka shtuar Zulfaj. 

Lexo më shumë  Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin për Banjskën e kemi dorëzuar qysh në vitin e kaluar
YouTube player