KryesoreLajme

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, shefi i OSBE-së: Nuk ka shumë kohë për të humbur

Shefi i ri i OSBE-së, Ian Borg, ka se nuk ka shumë kohë të pritet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai, në një konferencë për media pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ka thënë se KiE i ka vendimet e veta që do t’i marrë, dhe se nuk është aiu për të gjykuar se kush është në linjë apo jo, kur u pyet si e sheh lobimin e Serbisë për mosanëtarësim të Kosovës në KiE.

Lexo më shumë  Kandiq: Serbia synoi që shqiptarët të ishin 5 përqind në Kosovë; u dëbuan 800 mijë në vitin 1999

” Mirë, nuk jam këtu për të gjykuar kush është këtu në linjë. Këshilli i Evropës i ka rregullat e veta dhe kur aplikimi do të bëhet apo do të vijë KiE do t’i marrë vendimet e veta në formë demokratike”.

“Ku secili pjesëmarrës do të votojë si të dojë, KiE do të marrë vendimet së shpejti dhe nuk ka shumë kohë për të pritur”, ka thënë Borg.

Lexo më shumë  Maqedonci nënshkruan memorandum me IBCM-në për avancimin e ushtarakëve
YouTube player