Bota

Analiza në “The Guardian”/ Mashtrimi i qeverisë britanike me emigrantët shqiptarë

Nga Kenan Malik*, The Guardian

Ka statistika të Ministrisë së Brendshme Britanike dhe më pas ka njoftime për shtyp të Ministrisë së Brendshme Britanike. Dhe hendeku midis të dyjave është shpesh aq i gjerë sa që edhe emigranti më i shkathët nuk ka gjasë të gjejë një mënyrë për të lundruar nga njëra anë në tjetrën.

Javën e kaluar, doli grupi më i fundit i statistikave të emigracionit, një grup të dhënash gjithëpërfshirëse për periudhën janar – qershor 2022. Është një minierë ari për gazetarët dhe një makth për propaganduesit e Ministrisë së Brendshme.

Merrni, për shembull, panikun e fundit mbi shqiptarët. Filloi me një artikull në Daily Mail, duke u mbështetur në një “raport sekret të inteligjencës ushtarake”, duke pretenduar se 40% e emigrantëve që kalonin kanalin e La Mansh ishin shqiptarë.

Programi “Today” i Radio 4 të enjten pohoi se “zyrtarët e qeverisë besojnë se shumica” e njerëzve që mbërrinin me varka të vogla ishin nga Shqipëria, por ky mbetet një pretendim i pambështetur në fakte.

Po atë ditë, Ministria e Brendshme zbuloi një marrëveshje me Tiranën për të “përshpejtuar” largimin e shqiptarëve, të cilët mesa duket nuk kërkojnë azil sepse vijnë nga një “komb i sigurt dhe i begatë”.

Statistikat tregojnë një histori tjetër. Sigurisht që numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin është rritur, por në 6 muajt e parë të këtij viti ka qenë rreth 17% e totalit.

Është e mundur që shifrat të kenë ndryshuar në mënyrë dramatike që nga fundi i qershorit, por kemi pak prova për këtë, përveç burimeve të paverifikuara të Ministrisë së Brendshme dhe një dokumenti sekret nga inteligjenca ushtarake.

Pretendimi se shqiptarët nuk kanë nevojë për azil sepse vijnë nga një vend “i sigurt” është gjithashtu i kundërshtuar nga të dhënat. 53% e kërkesave nga shqiptarët iu është dhënë azil, ose forma të tjera leje qëndrimi në vend që me vendimin e parë dhe një përqindje më e lartë në apel.

Në periudhën janar-qershor të këtij viti morën leje qëndrimi 385 persona ndërsa më pak se gjysma e kësaj shifre u refuzua. Se çfarë ndodh me shumicën e shqiptarëve që mund të kishin marrë azil, por që vendosen në korsinë e deportimit “të shpejtë”, askush nuk e thotë.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Të dhënat gjithashtu rrëzojnë pretendimin e bërë nga ministrja e Brendshme, Priti Patel se shumica e kërkesave për azil janë false dhe se “70% e njerëzve që kalojnë Kanalin… janë emigrantë ekonomikë”.

Nga të dhënat zyrtare, ¾ e të gjithë atyre që kërkuan azil ia dolën me sukses. Gjysma e atyre që apeluan ia dolën me sukses duke e çuar shkallën totale të aprovimeve në pothuajse 90%.

Çfarë ndodh me emigrantët që kalojnë kanalin?

Nga të gjithë emigrantët që kanë mbërritur me varka të vogla që nga viti 2018, 82% janë ende në pritje të një vendimi për kërkesën e tyre për azil. Kjo tregon se sa sklerotik është procesi i ministrisë së Brendshme.

Kjo nuk është për shkak të shifrave të larta pasi edhe pse numrat janë rritur, ato janë ende nën shifrat që shiheshin në fillim të viteve 2000. Kjo ndodh sepse kemi një sistem që duket pothuajse i projektuar të jetë i ngadalshëm.

Nga më pak se 1 në 5 rastet e të cilëve kanë marrë një vendim, 49% ishin të suksesshëm. Vetëm 8% iu refuzua aplikimi.

Shifrat vënë në pikëpyetje edhe pretendimin se nuk ka nevojë për udhëtime të paautorizuara në Britani. Në vitin 2018, vetëm 3 afganë (1% e të ardhurve) erdhën me varka nga përtej Kanalit.

Në 6 muajt e parë të këtij viti kjo shifër ishte 2066 apo rreth 16% e totalit. Shkaku kryesor është natyrisht pushtimi i talebanëve një vit më parë.

Ka një arsye pse po vijnë më shumë afganë. Sepse jo vetëm që është jashtëzakonisht e vështirë të aplikosh për vizë nën sytë e talebanëve, por edhe atyre që mund të mendohet se e meritojnë shpesh herë u refuzohet azili.

Javën e kaluar, doli historia e një ish-gjyqtareje femër afgane, e cila kishte burgosur dhjetëra luftëtarë talebanë, shumë prej të cilëve janë liruar nga burgu që nga fitorja e talebanëve dhe shumë prej të cilëve tani janë në qeveri.

Ajo është fshehur me djalin e saj në frikë për jetën e saj. Ajo ka familje në Britani. Megjithatë, Home Office e refuzoi kërkesën e saj për azil. Është thuajse sikur qeveria dëshiron që afganët t’u besojnë kontrabandistëve të njerëzve për t’i ndihmuar ata të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm për në Kale dhe më pas të hipin në një gomone.

Lexo më shumë  Baerbock: Ballkani sa më shpejt në BE! Nuk mund të lejojmë Rusinë të ndërhyjë në rajon

Britania u jep statusin e azilit shumë refugjatëve nga Ruanda, të paktën 7 deri më tani këtë vit. Pra, teksa qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me Ruandën për deportimin masiv të emigrantëve të paligjshëm duke këmbëngulur se është një komb “i sigurt dhe i begatë”, ajo pranon në të njëjtën kohë se vendi është mjaft i pasigurt që njerëzit të detyrohen të largohen dhe t’u jepet azil.

Statistikat e Home Office ekspozojnë zbrazëtinë e propagandës së Home Office, dhe nxjerrin të vërtetën e gënjeshtrës së saj. Në vetvete, ata nuk do të ndryshojnë asnjë mendje për këtë çështje. Kjo nuk është për shkak se njerëzit janë irracionalë ose sepse janë indiferentë ndaj fakteve, por sepse faktet kuptohen gjithmonë brenda një kornize të caktuar, si pjesë e një narrative ose historie. Dhe historia për azilkërkuesit që është bërë gati është se “shumica, veçanërisht ata që vijnë nëpërmjet Kanalit, janë mashtrues që kalojnë radhën dhe se ata meritojnë mbylljen dhe dëbimin”.

Statistikat jo vetëm që ndihmojnë në zbërthimin e këtij miti të Home Office, por tregojnë gjithashtu një histori tjetër. Ato tregojnë se nuk ka “radhë për të kaluar”; se problemi i vërtetë është refuzimi i Britanisë për të hapur një rrugë ligjore edhe për ata, jeta e të cilëve është në rrezik vdekjeprurës dhe të cilëve

Britania u detyrohet një detyrim moral; se ata që kalojnë Kanalin me varka të vogla janë kryesisht refugjatë të vërtetë të detyruar të bëjnë atë udhëtim; se politika e deportimit masiv të emigrantëve të paligjshëm është e rrezikshme dhe imorale.

Kjo është historia që duhet të tregojmë. Dhe statistikat ofrojnë lëndën e parë nga e cila mund të thuret ai narrativë e ndryshme, që është jo vetëm më e vërtetë, por edhe më humane.

*Kenan Malik është një kolumnist i “Observer”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *