Bota

Analisti ushtarak: Rusët po përdorin strategjinë e vjetër 200-vjeçare

Rusia ka fundosur disa anije në urën e Krimesë – duke përdorur atë që analistët e quajnë “strategjinë e vjetër 200-vjeçare”, për t’u mbrojtur nga kërcënimet e reja të dronëve ujor të ukrainasve.

Imazhet satelitore që i ka siguruar Sky News tregojnë gjashtë objekte të vogla që shfaqen në afërsi të urës së Krimesë.

Ura është e vetmja rrugë lidhëse mes gadishullit të Krimesë dhe Rusisë – që ishte cak i shpeshtë i sulmeve që nga fillimi i luftës.

GUR-i ukrainas më herët ka njoftuar sesi Rusia planifikon “të fundosë të paktën gjashtë anije” në afërsi të urës për të krijuar një lloj mbrojtje para saj.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ukrainasit gjithashtu kanë njoftuar në Telegram se rusët planifikojnë “të vendosin barriera mes anijeve të fundosura për të mbrojtur urën nga dëmet e mundshme”.

Në imazhet satelitore që Planet Labs PBC i shkrepi më 19 gusht, asnjë objekt nuk vërehet në ujë në jug të urës, por më 21 gusht dy të tilla shfaqen në imazhe.

Dy ditë më vonë, më 23 gusht një anije tjetër mund të shihet mbi sipërfaqen e ujit. Deri më 26 gusht gjashtë objekte janë fundosur në pozicionin e njëjtë.

Analistët sugjerojnë se kjo do të thotë se anijet janë fundosur dhe se janë nën ujë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Analisti i sigurisë Michael Clarke ka thënë se përdorimi i “një numri të anijeve” të fundosura në pikën strategjike për të krijuar barriera fizike “është përgjigje e vjetër ndaj kërcënimit të ri siq janë dronët ujor të ukrainasve.

“Është një rajon i madh kështu që keni nevojë për shumë anije dhe disa lloje të barrierave mes tyre, mund të jetë një lloj zinxhiri nga rrjeta e çeliktë për të parandaluar qkado të kalojë. Ukrainasit kanë zhvilluar një teknologji të re të mençur, kurse Rusia po kundërpërgjigjet me strategjinë e vjetër 200-vjeçare të fundosjes së anijeve”, ka shtuar Clarke.

Rruga Press

YouTube player