Lajme

Analisti serb: Vuçiqi me Listën Serbe po mundohen ta shtyjnë Kosovën drejt zgjedhjeve të parakohshme

Situata në veri të Kosovës duket se është qetësuar pas vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për të zgjatur me 30 ditë vendosjen e reciproritetit, që kishte si kusht heqjen e të gjitha barrikadave që bllokuan lëvizjen e lirë.

Por mesa duket edhe Serbia nuk ka ndejtur në vend numëro, dhe ka përgatitur një tjetër plan jo vetëm për të shtyrë vendosjen e reciproritetit për targat dhe dokumentet, por edhe për të çuar Kosovën në zgjedhje të parakohshme.

Analisti serb Dusan Janjiç, duke folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë ka zbuluar edhe planin e partisë serbe në Kosvë “Lista Srspka” e cila siç dihet i merr udhëzimet nga Beogradi.

Sipas Janjiç, Lista Srpska do të largohet në fillim të shtatorit nga të gjitha institucionet në Kosocvë përfshirë dhe parlamentin, në mënyrë që të shtyjë sa më gjatë vendosjen e reciprocitetit, por edhe për të lëvruar mundësitë e shtyrjes së Kosovës drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Lexo më shumë  Serbët punojnë me çdo lloj mjeti për të fabrikuar legjendat, të cilat bota i lexon në formë të kurioziteteve

“Kemi vonesa të vazhdueshme edhe pse zgjidhja dihet. Të gjithë e dinë se zgjidhja përfundimtare është ajo që njihet nga autoritetet ndërkombëtare të transportit, përkatësisht targat RKS dhe SRB. Kur bëhet fjalë për dokumentet personale, të gjithë e dinë se Kurti ka tre vite që ndjek një politikë reciprociteti. “Politika e vonesës dhe reciprocitetit nuk çon në një fund të lumtur dhe të shpejtë,” tha Janjiç.

Në pyetjen e Betës, se cila do të jetë rezultat i vonesës së zbatimit të këtyre dy vendimeve për një muaj, Janjiç tha se “fitimi” i vetëm do të jetë që Miroslav Lajçak dhe diplomatët e tjerë ndërkombëtarë që merren me Kosovën do të mund të vazhdojnë një “festë paqësore vjetore”.

Lexo më shumë  Kurti kalon Krishtlindjet në Komunën e Gjakovës: Kujdesi, dashuria për njëri-tjetrin qofshin vlerat që na shoqërojnë

“Pres që në shtator Lista Serbe të largohet nga Qeveria e Kosovës dhe të shpallen  zgjedhjet e jashtëzakonshme”. Lista Serbe tashmë e mbështet qeverinë e tretë të Kosovës, gjithmonë me të njëjtat kërkesa, si formimi i Bashkimit të Komunave Serbe (ZSO) dhe kthimi i “Trepçës”, por asgjë nuk është përmbushur. Nëse lista serbe rrëzon Qeverinë e Kosovës, afati i vlefshmërisë së targave dhe dokumenteve personale serbe do të zgjatet”, ka shpjeguar Janjiç.

Nuk është e qartë se çfarë ka dashur të thotë Janjiç kur shprehet se Lista Serbe do të largohet nga Qeveria e Kosovës dhe do të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo sepse Qeveria Kurti nuk është e varur aspak nga votat e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhe ata nuk janë në koalicionin qeveritar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *