Analisti i njohur serb: Për ne më mirë ‘Ballkani i Hapur’ se Bashkimi Evropian
BEOGRAD – Analisti i njohur serb, Dragomir Andjelkoviç, në një prononcim për mediat në Beograd është shprehur se për Serbinë, nisma e Ballkanit të Hapur është një zgjidhje më e mirë se integrimi evropian, sepse nuk do të duhet të heqë dorë nga lidhjet e saj me Rusinë dhe Kinën.
Ai shprehet më tej se pranimi i Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës do të jetë vendimtar për të ardhmen e projektit, ndërsa vijoi më tej duke thënë se, nëse nuk anëtarësohen, kjo është gjysma e zgjidhjes.
Andjelkoviç theksoi më tej se Ballkani i Hapur është si një zgjidhje e detyruar për shkak të ngërçit në integrimin evropian, që i jep Serbisë mundësinë për t’u lidhur me rajonin.
Në Samitin e “Open Balkan” që u zhvillua dje në Tiranë u firmosën pesë marrëveshje mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Rruga Press