KryesoreLajme

Analisti austriak: Vuçiqi nuk dëshiron opozitë, perëndimi po hesht

Njohësi i çështjeve politike, Gunther Fehlinger, ka kritikuar regjimin e Aleksandar Vuçiqit në Serbi. Austriaku thotë se dhuna e ushtruar ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviq, është sinjal se presidenti serb synon ta hesht opozitën në Serbi.

Në këtë formë u dhunua politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, i cili vetëm disa ditë më parë nderoi të rënët e familjes Jashari në një postim në rrjetin social X.

Përgjegjësinë për rrahjen e opozitarit Sanduloviq, e mori ish-drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë Aleksandar Vulin.

Ky i fundit deklaroi se politikani serb u ndalua me urdhrin që e kishte dhënë ai sa ishte ne krye të detyrës.

Për më tepër, familjarët e kryetarit të Partisë Republikane serbe, kanë akuzuar autoritetet serbe se synojnë krejtësisht eliminimin e tij.

Njohësi i çështjeve politike nga Austria, Gunther Fehlinger, thotë se autoritetet serbe me këtë akt, i kanë dërguar mesazhe opozitës.

“Autoritetet shtetërore serbe qartazi kanë manipuluar me zgjedhjet dhe i kanë vjedhur ato, siç bëjnë zakonisht shtetet autoritare. Bota demokratike deri më tani ka hezituar që t’ia uroj fitoren partisë së Aleksandar Vuçiqit, për shkak të shumë parregullsive në procesin zgjedhor. Këto ditë e pamë edhe dhunën e tmerrshme të ushtruar ndaj politikanit opozitar, Nikola Sanduloviq.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Ai u torturua nga shërbimet sekrete serbe sepse ata dëshirojnë të dërgojnë një mesazh për të gjithë opozitarët që e kundërshtojnë partinë në pushtet. Çfarë bëri gabim Sanduloviq? Ai thjesht nderoi familjen Jashari, ishte një veprim shumë normal, jemi në vitin 2024. Si Sanduloviq duhet të veprojnë të gjithë politikanët serb. Asnjëherë nuk duhet të harrohen krimet që kanë ndodhur përgjatë viteve të 90-ta”, ka deklaruar Gunther Fehlinger.

Fehlinger, konsideron se perëndimi duhet reagoj ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

Paso sipas tij, i pari i Serbisë është kërcënim edhe për shtetet e tjera të rajonit.

“Konsideroj që qasja e butë e perëndimit karshi Vuçiqit duhet të ketë një limit, ai ka një periudhë të gjatë që udhëheq me vendin ne mënyrë autoritare. Nëse vazhdohet me qasjen e njëjtë atëherë është shume rrezikshme sepse situata e sigurisë mund ta dalë jashtë kontrolli. Serbia ka synim të marrë nën kontroll veriun e Kosovës si dhe ta shkëpusë entitetin “Republika Srspka” nga Bosnja dhe Hercegovina. Nëse perëndimi nuk reagon në mënyrë serioze, atëherë kjo vetëm do ta motivoj më shumë Vuçiqin që të vazhdoj me planet e tij. Imagjinoni pas gjithë atyre ngjarjeve në vitin e kaluar, Kosova është nën sanksione dhe jo pala serbe, besoj që kjo flet shumë për një qasje të gabuar të Bashkimit Evropian”, është shprehru analisti politik, Fehlinger.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Nikola Sanduloviq vazhdimisht ka kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, madje e ka cilësuar atë si kriminel lufte.

Kjo nuk është hera parë që Sanduloviq sulmohet, ai në të kaluarën i kishte mbijetuar edhe dy atentateve.

Rruga Press

YouTube player