Lajme

Amnesty International dënon sulmin e Veliajt ndaj gazetares Ola Xama

Amnesty International, një nga organizatat më të mëdha të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në botë, publikoi raportin për vitin 2023.

Raporti vëren si shqetësim të veçantë, gjendjen e lirisë së shprehjes dhe të mediave në Shqipëri.

Amnesty International u fokusua veçanërisht tek dhuna verbale ndaj gazetares Ola Xama, e cila u sulmua nga Erion Veliaj, i cili kishte për qëllim intimidimin dhe denigrimin e figurës së saj.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

‘Gazetarët u sulmuan nga figura politike, siç është Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës’

‘Erion Veliaj iu referua një gazetareje investigative, duke e etiketuar atë si ‘vrasëse me pagesë’, në kundërpërgjigje të një artikulli, në të cilin ajo kishte theksuar rolin që kryebashkiaku Veliaj ka luajtur në projektin e inceneratorit të Tiranës,’ vëren raporti i Amnesty International duke iu referuar sulmeve të kryebashkiakut Veliaj, kundër gazetares Ola Xama, për shkak të detyrës, si pasojë e shkrimeve investiguese të gazetares Ola Xama, përmes të cilave ajo ka ekspozuar përfshirjen e zyrtarëve të lartë, mes tyre edhe Veliajn, në afera të rënda korruptive.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Rruga Press

YouTube player