KryesoreOpinion/Aktualitet

Amerikanët anti-amerikanë

Shkruan Nezir Kraki

Lista e sanksioneve qe po qarkullon ne media eshte ne fakt lista e deshirave te Serbise dhe krejt argateve te saj n’Kosove. Ose thene ndryshe eshte lista e batonit.

Kosova i ka pranu kerkesat e aleateve: zgjedhje te reja ne veri, respektim te angazhimeve nga Ohri, rikthim te serbeve ne institucione.

Çka ka pranu Serbia?
Ku eshte problemi tash? Apo pa u ndale protestat anti-Vuçiq ne Beograd nuk ndalet as padrejtesia e Eskobarit dhe Lajçakut ndaj Kosoves per kinse shtensionim?!

Po, Kosova duhet te tregohet me dinamike ne terren dhe te propozoje gjera konkrete si per zgjedhjet ashtu edhe per asociacionin apo vetmenaxhimin, ne respekt te rendit dhe kushtetutes ne te dyja rastet. Por nuk mund t’i kerkohet Kosoves te beje per dy jave ato qe s’jane be per 23 vjet. Me pajtimin e nderkombetareve dhe te bandave politike ne Prishtine eshte serbizu veriu dhe sot vine si Liza ne boten e çudirave na behen sikur e zbuluan ate realitet.

Krejt mediat serioze ne Evrope e kane kuptu lojen e Serbise dhe te perendimoreve ne favor te saj per interesat e momentit. Edhe ne e kemi kuptu. Por pse duhet te maltretohet Kosova me kaq pabesi dhe kaq destruktivitet veç per t’i hy ne hater nje fashisti despotik sic eshte Vuçiqi kur dihet qe Serbia edhe kete shekull nga Rusia s’ndahet.

Lexo më shumë  Analiza/ Si të projektosh dhe të menaxhosh një ferr urban në Tiranë

Atehere, si spjegohet kjo qasje? Nga fakti qe Lajçak ishte dhe mbetet organikisht kunder Kosoves?! Nga fakti qe Escobar krejt karrieren diplomatike e ka ndertu ne sferen sllave, ne miqesi e bashkepunim edhe me kriminel si Dodiku i Banjallukes?! Ndoshta te dy sot mendojne qe e kane rastin t’ia bejne nje favor miqve e bindjeve te tyre te verteta…

Per Lajçakun s’kam asnje dyshim qe ashtu qe eshte siç ka qene – anti Kosove. Por nuk dua dhe nuk arrij ta kuptoj qasjen e diplomatit amerikan ne kete rast. Me cilen logjike per interesat afatgjata amerikane, ky diplomat e paraqet si te mundshme zhberjen e nje projekti 100% amerikan ne favor te nje projekti 100% rus ne Ballkan?! WTF!

Ju mendoni qe fakti i te qenit amerikan e ben tjetrin te drejte e te dijshem. Jo! Merreni rastin e Shqiperise. Kujtojeni sjelljen e Yuri Kim ne Tiranë dhe kujtoheni faktin qe tashme dihet boterisht se futja ne listen e zeze e Sali Berishes ishte thjesht porosi nga nje rrjet kriminal lobues lideri i te cilit hetohet sot ne Amerike e ne ate hetim eshte edhe Edi Rama. Per Yuri Kimin problemi i vetem i Shqiperise ishte Berisha. Koha tregoi qe kjo nuk ishte e vertete.

Lexo më shumë  Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Sot per Escobar problemi i vetem duket te jete Albin Kurti. Dmth, Yuri Kim nuk eshte e vetmja amerikane ne ballkan qe faktorizon e ndihmon politikanë despotikë, dhunies mediash e mbrojtes bandash. Dhe kjo eshte dramatike ne kete mesele. Si u be qe Amerika te kthehet nga luftuese ne mbrojtese te ketyre krijesave ? Nga çliruese e Ballkanit ne sabotuesen e tij? Per mua, qasja e Yuri Kimit sikur kjo e Escobarit dhe ajo e Hillit ne Beograd jane qasje anti-amerikane.

Sidoqofte, Kosova dhe qeveria e saj duhet te shohim pertej mandateve diplomatike te neteve te vona sepse edhe Escobar si Grenell e shume tjere, do e kryej misionin. Amerika e Kosova do mbesin. Jam i bindur qe gjithcka do kishte qene me e lehte sikur spektri politik i Kosoves dhe faktori shqiptar ne Ballkan te kishin pase nje qendrim: mbrojtjen e Kosoves. Fatkeqesisht, sot interesat vitale te Kosoves po luftohen edhe nga Shqiperia zyrtare edhe nga opozita bandite e Kosoves por edhe nga mediat oligarkike qe punojne me porosi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *