Lajme

Amerika i dhuron FSK-së 55 automjete ushtarake të blinduara

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka pranuar sot 55 automjete ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto pajisje ushtarake, sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndihmojnë FSK-në që të ngrehë kapacitetet e saj për ruajtjen e garantimin e paqes.

Osmani tha se ndihma e SHBA-së në transformimin e FSK-së është e një rëndësie të veçantë.

Lexo më shumë  Si po e mbush me administratë dhe nxënës shkollash qeveria stadiumin për Kanye West

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se donacioni amerikan prej 55 automjetesh do t’i shërbejë FSK-së që të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit dhe rajon dhe më gjerë.

Automjetet që Qeveria amerikane i ka dhuruar FSK-së janë të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Prodhimi i këtyre automjeteve ushtarake ka filluar në vitet e 90-ta dhe ato përdoren gjerësisht në ushtrinë amerikane.

Lexo më shumë  Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Kohë më parë, Kosova kishte blerë 51 automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja. Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për blerjen e katër dronëve për nevoja të FSK-së në vlerë rreth 11 milionë euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *