KryesoreLajme

AmCham: Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri duhet të mbështeten me qasje në financim

Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (SVM) në Shqipëri duhet të mbështeten me qasje në financim, asistencë teknike dhe standarde evropiane, ka thënë sot Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, (AmCham), Enio Jaço.  

Në një njoftim në Facebook, Jaço ka publikuar të dhëna nga Banka Botërore për SVM-të dhe kontributin e tyre në ekonomi.

Lexo më shumë  Kremtohet sot Dita e Verës, historia e festës të lashtë pagane

Jaco ka theksuar bizneset e vogla dhe të mesme janë fuqia motorike e zhvillimit ekonomik duke përfaqësuar 67 për qind të ekonomisë dhe 81 për qind të punësimit.

Duke iu referuar treguesve të Bankës Botërore, ai ka shtuar se SVM-të përbëjnë 99.9 për qind të totalit të bizneseve, ndërsa kryejnë 71 për qind të totalit të investimeve.

Lexo më shumë  Rreziku i pensioneve/ Borxhi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri nuk ndalet, arrin 244 mln euro

Jaço tha gjithashtu se se ka ardhur koha që të investohet më shumë në modernizimin dhe rritjen e SVM-ve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *