Lajme

Ambasadori Rohde i gëzohet kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend

Kuvendi i Kosovës, pas shumë tentimesh të dështuara, sot ka arritur t’i kalojë disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare. Kjo u bë e mundur pasi AAK-ja vendosi që t’i votojë të njëjtat, duke ia mundësuar partisë në pushtet kalimin e tyre.

Për këtë ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se marrëveshjet janë në të mirë të qytetarëve.

Lexo më shumë  Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Lawton: ShBA-ja e përkushtuar për integritetin territorial të Kosovës

“Lajme të mira për Kosovën. Më në fund iu dha drita e gjelbër marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura sot me konsensus ndër-partiak në parlament. Këto do t’i sjellin dobi popullit dhe tërë vendit”, u shpreh Rohde.

Marrëveshja e parë që u miratua nga 83 deputetë, ishte ajo për Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B.

Më pas, Kuvendi ka vazhduar punimet duke votuar edhe një sërë marrëveshjesh tjera, por pati edhe të tilla që s’u votuan.

Lexo më shumë  Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK, merren në pyetje për hetimin ndaj ish-zv.kryeministres
YouTube player