Ambasadori Nesho: Rama, shërbëtor i pakusht i Vuçiqit
Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, duke komentuar draft statutin e Asociacionit të dërguar nga kryeministri Edi Rama, tha se Ramës nuk i takon të bëjë një gjë të tillë.
Neshi tutje në “Info10” , në Kanala10, tha se Edi Rama është një aventurier, një njëri që kërkon që situatat e tilla t’i kthejë në interes të tij.
“Rama tashmë ka gabuar duke rënë në marrëveshje me Vuçiqin për të ndarë kombin shqiptar”, tha Nesho.
Sipas tij kjo është një hap i tillë nga Rama për dërgimin e draft statutit një vepër për t’i ngulur thikën Kosovës.
“Është një idiotësi e Ramës, një shërbim ndaj interesave të Vuçiqit dhe nacionalizmit të ri serb”, tha tutje Nesho.
Sipas tij kjo nuk i kontribuon fare Kosovës, por është për t’i treguar bashkësisë ndërkombëtare sesa elehtë është të bëhet njhet një gjë e tillë.
Rruga Press