Lajme

Ambasadori kinez flet nga Korça për miqësi tradicionale me Shqipërinë

Ambasadori kinez në Shqipëri, Zhou Ding ka folur për marrëdhëniet me dy vendeve dhe pretendimet për një ndikim të Kinës në shtetin tonë.

Gjatë një deklarate për mediat nga Korça, diplomati Ding  u shpreh se mes Kinës dhe Shqipërisë ka një miqësi tradicionale dhe se “nuk sheh ndonjë ndikim negative” në vendin tonë.

Ai theksoi se çdo gjë bëhet për të përfituar njerëzit e dy shteteve dhe se vëllimi tregtar ka pasur rritje me 30% vitin e kaluar.

“Sa i përket marrëdhënieve, Shqipëria dhe Kina kanë miqësi tradicionale pre kohësh. Kina promovon gjithmonë se vendet pavarësisht madhësisë duhet të jenë të barabartë dhe të gjithë ne duhet të respektojmë Kartën e OKB. Disa pretendojnë për ndikim të Kinës në Shqipëri, por nuk e di çfarë po thonë konkretisht sepse personalisht nuk shih ndikim negative. Të gjitha gjërat që po bëjmë janë për të përfituar njerëzit e dy vendeve.

Kina s’ka interes gjeopolitik dhe shpresoj që gjërat që bëjmë të përfitojnë njerëzit e dy vendeve, zhvillim ekonomik dhe social të Shqipërisë.  

Dhe të gjithë gjërat që bëjmë janë me dëshirën e popullit dhe qeverisë shqiptare.

Vitin e kaluar vëllimi tregtar mes Kinës dhe Shqipërisë ka pasur rritje me 30% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në 3 mujorin e parë të këtij viti eksporti i Shqipërisë ndaj Kinës ka pasur rritje me 67% në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Janë lajme inkurajuese, unë gjithashtu shpresoj dhe pres që në të ardhmen të ketë lajme më të mira në fushën tregtare, kulturës dhe arsimit”, u shpreh Zhou Ding.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *