BotaKryesore

Ambasadori i Ukrainës ka thirrur sot protestë në Tiranë: Falënderoj popullin shqiptar

 Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov ka paralajmëruar një protestë ditën e sotme para ambasadës ruse në Tiranë në orën 17:00. Në një deklaratë për mediat, Shkurov ka falenderuar popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës. Ai gjithashtu ka bërë bilancin e luftës në Ukrainë, gjithashtu ka njoftuar se shumë shtete kanë pranuar shkëputjen e Rusisë nga sistemi SWIFT.

“Njerëzit masivisht po shkojnë drejt reparteve ushtarakë, ngrenë strehime nëntokësore, blejnë armë, dhurojnë gjak, përgatisin molotov. Nëse deri dje shtete si Italia, Franca, Qipro, ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi SëIFT, sapo kemi marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit. Deri më sot 198 civilë ukrainas kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe tre fëmijë. 1115 persona janë plagosur, mes të cilëve 33 fëmijë. Pala ruse ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 102 tanke, 200 ushtarë janë të plagosur, 3500 ushtarë janë të vrarë. Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë që të transportojë rusët e vdekur.

U bëj thirrje shoqërisë ruse e diplomatëve rusë të dënojnë luftën e sulmin. Ukraina është e pajisur me armë, por ekziston nevoja për ndihmë. Në ambasadë është ngritur një seli për ndihmë humanitare. Kushdo që ka kontaktuar më parë me ambasadën për të ofruar ndihmë, tani mund ta bëjë këtë vërtet. Falënderoj popullin shqiptar”, tha ambasadori.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *