KryesoreLajme

Ambasadori i Luksemburgut irritohet nga pyetjet politike: Sot është koha për respekt ndaj stafit shëndetësor

Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz mori pjesë sot në përurimin e transformimit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, ku pjesëmarrës ishte dhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Gjatë pyetjeve të gazetarëve për kryeministrin Kurti të cilat lidheshin me aktualitetin politik në vend, konkretisht çështjen e presidentit, ambasadori Dietz duket se u nervozua.

Ai në fund kërkoi të thoshte disa fjalë, duke iu drejtuar mediave se sot ndodhen në mes të një diskutimi të vështirë dhe se duhet treguar respekt për doktorët dhe infermierët.

Lexo më shumë  Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

“E kuptoj që ju keni një punë dhe politika të brendshme, është shumë e rëndësishme po ashtu dhe jemi në mes të një diskutimi të vështirë. Por mendoj se sot është gjithashtu koha e duhur që të tregojmë respekt për të gjithë doktorët, infermierët dhe stafin e kujdesit shëndetësorë të cilët po punojnë pa lodhur për të dhënë shërbime kualitative të kujdesit shëndetësor për njerëzit”, tha ambasadori i Luksemburgut.

Lexo më shumë  KLSH rekomandoi shkarkimin e Pirro Vengut: Raporti zbulon mbi 8 mln euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik dhe shkelje financiare milionëshe në Portin e Durrësit

Dietz shtoi se të gjithë së bashku duhet t’iu kushtojmë kohë dhe të nderojmë ata.

YouTube player