Lajme

​Ambasadori i BE-së vëzhgon procesin zgjedhor, fton qytetarët të votojnë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vëzhguar procesin zgjedhor në qendrën e votimit në shkollën, “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

Duke përcjellur nga afër votimin e qytetarëve, ambasadori Szunyog tha se zgjedhjet lokale janë të shëndetshme për demokracinë, derisa i bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë për të ardhmen e tyre në zgjedhjet lokale.

Ai tha se është e rëndësishme që rezultatet të kuptohet sa më shpejtë, pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Szunyog: Rezultatet të kuptohen sa më shpejtë

“Kjo është një shenjë shumë e mirë sipas meje, pasi po shoh se qytetarët po marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë proces demokratik, në të njëjtën kohë i bëjë ftesë qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë… kjo është një ditë kur qytetarët mund të shfrytëzojnë influencën e tyre për të vendosur se si do të duket e ardhmja e komunës së tyre për katër vjetët e ardhshme….Që nga zgjedhjet kaluara në shkurtë unë jam i impresionuar me organizimin e zgjedhjeve dhe me zyrtarët që i organizojnë këto zgjedhje….Shpresoj që këto zgjedhje të kryhen në mënyrë të drejtë dhe rezultatet nga këto zgjedhje të kuptohen sa më shpejtë”, tha ai.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Ambasadori i BE-së foli edhe për procesin zgjedhor në komunat me shumicë serbe, ku tha se e rëndësishme është se zgjedhjet po mbahen në gjitha komunat dhe se qytetarët duhet të votojnë, pa dallim.

Szunyog: Është me rëndësi që qytetarët të votojnë në komunat me shumicë serbe

“Për mua është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen jo vetëm në katër komunat në veri, por edhe tjerat komuna serbe. Kjo është me rëndësi për mua…ato janë pjesë e Kosovës, pjesë e demokracisë kosovare dhe për ata arsye ata duhet dhe po marrin pjesë në zgjedhjet lokale.. kjo është ajo që duam të fuqizojmë”, tha ai.

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Krahas kësaj, ai tha se kanë angazhuar vëzhgues në gjitha komunat e Kosovës për të parë nga afër mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *