Lajme

Ambasadori Hovenier viziton Parkun Arkeologjik të Ulpianës: Një ekip mahnitës po dokumenton trashëgiminë kulturore të Kosovës

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka qëndruar sot, për vizitë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës.

Hovenier, theksoi se aty një super ekip po punon për të dokumentuar trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Kisha privilegjin të vizitoja Parkun Arkeologjik të Ulpianës sot, ku një ekip mahnitës po shton faktet dhe po dokumenton trashëgiminë kulturore të Kosovës në këtë lokacion të klasit botëror”, shkroi Hovenier.

Parku Ulpiana gjendet rreth 12 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, e pozicionuar në tokat që sot i takojnë fshatrave të komunës së Graçanicës, fshatrave  Llaplesellë dhe lagjes Hajvalia në Prishtinë.

Lexo më shumë  ​Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’

Sektori i dytë i Parkut përfshin ‘Nekropolin Verior’ i cili ishte jashtë mureve fortifikuese të qytetit antik, në të cilin gjendeshin varrezat kryesore, që i përkasin kohës së sundimit romak dhe antikitetit të vonë.

Ndërsa në  sektorin e tretë të Parkut gjendet rruga kryesore që e lidh portën lindore me atë perëndimore.

Në këtë sektor ishte i ndërtuar një kompleks i veçantë banimi me përmasa të mëdha që ngjason me vilë luksoze brenda qytetit antik dhe mendohet se ka qenë selia e kryepeshkopit të Ulpianës.

Lexo më shumë  Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në ShBA do të vizitojë Kosovën

E gjithë zona ku gjendet  ky Park, është një zonë me mjedis shumë të pastër dhe të mirëmbajtur.

Rruga Press

YouTube player