Lajme

Ambasadori Hovenier: Bashkëpunimi ynë që të ndihmojmë FSK-në të bëhet partner me NATO-n, për siguri dhe stabilitet

Faqja zyrtare e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në platformën Facebook, bashkëngjitur me foto ku dukej ambasadori amerikan, Jeff Hovenier dhe Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, publikoi fjalën e ambasadorit Hovenier, i cili shprehej për përkushtim të anasjelltë mes Kosovës dhe SHBA-ve për bashkëpunim në mbrojtje.

Ambasadori Hovenier tha se ky bashkëpunim përfshin edhe forcimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në mënyrë që të bëhet një partner i fortë i NATO-s, gjë që i sjell siguri dhe stabilitet rajonit dhe më gjerë.

Lexo më shumë  Sveçla e quan akt terrorist shpërthimin në Ibër-Lepenc

Teksti i plotë i Ambasadës Amerikane në Kosovë:

Ambasadori Hovenier: “Me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, rikonfirmuam përkushtimin tonë për bashkëpunimin e mbrojtjes SHBA-Kosovë 🇺🇸🇽🇰, duke përfshirë bashkë-dislokimin e ardhshëm dhe mjete të tjera për të ndihmuar #FSK-në që të bëhet një partner edhe më i fortë, shumë-etnik, i ndërveprueshëm me NATO-n, duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global.”

Kujtojmë se pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës realizuan sot trajnimin “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë”, nën drejtimin e ekipit të instruktorëve amerikanë.

Lexo më shumë  Sveçla: Sulmet ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi

Rruga Press

YouTube player