Ambasadori gjerman në Kosovë thirrje Serbisë: Ç’tensionoje situatën, menjëherë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Serbisë ç’tensionim të menjëhershëm të situatës pas ndalesës së qytetarëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Rohde tha se ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës, përfshirë ata nga nacionaliteti serb, nga autoritetet serbe është i papranueshëm.
“Sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat për BE.
Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe presim që edhe politikanët serbë të Kosovës të reagojnë për bashkëqytetarët e tyre”, tha Rohde.
Dje, Serbia ka ndaluar për orë të tëra qindra qytetarë të Kosovës nëpër kufijtë e saj me Kroacinë e Hungarinë, ndërsa janë arrestuar edhe 10 zyrtarë policorë, përfshirë zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Serbia i ka liruar zyrtarët policorë, por jo zëvendësdrejtorin e policisë, Jankoviç.
Rruga Press