Lajme

Ambasadori gjerman nderon Mehajn me kryqin e nderit nga Forcat e Armatosura Federale të Gjermanisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar nëpërmjet një postim në Twitter se ka nderuar ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj-in me Krqyin e artë

“I kënaqur që i dhashë kryqin e nderit i cili është i artë nga Forcat e Armatosura Federale të Gjermanisë ish-Ministrit të Mbrojtje së Kosovës Armend Mehajit”, ka shkruar Rohde.

Lexo më shumë  “Me zor i kam rritur”/ Iu shkrumbuan dhjetëra rrënjë ullinj në Himarë, e moshuara: Shpresën e kishim tek prodhimi që prisnim të merrnim

Sipas ambasadorit ish-ministri i mbrojtjes e ka merituar këtë nderë.

“Urime për këtë nder të merituar”, ka shkruar ai duke thënë se roli Mehajit ka qenë jetik “në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura, të Bundeswehr-it”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rikthehet Arben Ahmetaj - Të hënën nxjerr audio-përgjime mbi skandalet e qeverisë Rama
YouTube player