Bota

Ambasadori francez dëbohet nga Bjellorusia

Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, është larguar nga shteti, pasi Qeveria bjelloruse ka urdhëruar dëbimin e tij, ka raportuar agjencia e lajmeve, AFP.

Një zëdhënës i Ambasadës ka konfirmuar për agjencinë se, ambasadori francez është larguar nga Bjellorusia të shtunën.

Atij i është dhënë afat që të largohet deri të hënën.

De Lacoste 57-vjeçar, është dërguar me mision në Minsk në fund të vitit të kaluar.

Mediat lokale kanë sugjeruar se ai ka dështuar që të prezantojë kredencialet e tij te Alekander Lukashenka.

Lexo më shumë  Nvidia nis hetim për lidhjen e drejtorit ekzekutiv me një të dyshuar si spiune kineze

Franca – sikurse edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian – nuk e njeh Lukashenkan si president, pasi zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe pretendimeve për shumë mashtrime në to.

De Lacoste është takuar me ministrin e Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei, në dhjetor të vitit të kaluar, duke shmangur takimin me Lukashenkan.

Në një deklaratë për AFP-në, zëdhënësi i Ambasadës franceze, ka thënë se Ministria e Jashtme ka kërkuar që ambasadori të largohet deri më 18 tetor.

Lexo më shumë  Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj Elon Musk, Stephen Millerit dhe kompanive të mëdha pas fitores në zgjedhje

“Ai i ka thënë lamtumirë stafit dhe ka incizuar një video-mesazh për popullin bjellorus që do të publikohet në faqen zyrtare të Ambasadës”, ka thënë ky zëdhënës.

BE-ja e ka përsëritur vazhdimisht se nuk i konsideron të drejta, zgjedhjet e mbajtura në Bjellorusi, dhe ka vënë sanksione kundër regjimit të Lukshenkas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *