Lajme

Ambasadori britanik në Kosovë: Duhet përparim për marrëveshje normalizimi që i bën të panevojshme mosmarrëveshjet si ajo e targave

Pas mosarritjes së marrëveshjes mes të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me targat, ka reaguar ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ai ka thënë se është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe se duhet përparim për marrëveshje normalizimi, e cila do e bënte të panevojshme mosmarrëveshjet rreth çështjeve të tilla si targat.

“Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të thjeshtë në Kosovë dhe shpërqendron misionin e Qeverisë për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane: Telefonata e Ramës, akt i rëndë! Ndërhyrja e jashtme në pavarësinë dhe lirinë e medias

Nevoja e menjëhershme është që të bëhet përparim për marrëveshje normalizimi, që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet rreth çështjeve të tilla si targat”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *