KryesoreLajme

Ambasadori britanik: Kryeministri Kurti sinjalizon bashkëpunim të ngushtë dhe mbrojtje të komuniteteve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vlerësuar marrëdhënien konstruktive me kryeministrin Albin Kurti dhe ka shprehur pritshmëri për të vazhduar bashkëpunimin gjatë mandatit të ri qeverisës.

Hargreaves në Politiko theksoi se, edhe pse ka pasur momente mosdakordësie mes qeverisë së Kurtit dhe komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht lidhur me komunitetin serb në Kosovë, ai beson se dialogu i hapur mund të vazhdojë.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

“Kryeministri Kurti ka dhënë sinjale shumë të forta se do të punojë ngushtë me Bashkimin Evropian dhe komunitetin serb, ndërsa synon të avancojë fazën tjetër të ambicieve të tij,” tha ambasadori britanik.

Ai gjithashtu përmendi përparimin lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit, duke e konsideruar këtë një shenjë pozitive për funksionimin e institucioneve dhe dialogun konstruktiv mes komuniteteve në Kosovë.

Lexo më shumë  Monumenti i Adem Jasharit në Horën e Arbëreshëve - Kryetari Rosario Petta pret komisionin qeveritar të Kosovës dhe diskutojnë projektin

Hargreaves theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të punojë ngushtë me qeverinë e Kosovës për të siguruar që komunikimi dhe bashkëpunimi të mbrojnë interesat e të gjitha komuniteteve në vend.

YouTube player