Lajme

Ambasadori britanik flet për Indeksin e Lirisë së Medias: Lexova me trishtim se Shqipëria humbi 20 vende

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith thekson mbështetjen e MB-së për gazetarët dhe lirinë e shtypit në Shqipëri. 

Ambasadori thotë se ka lexuar me trishtim faktin që Shqipëria humbi 20 vende në Indektin e Lirisë së Medias në Botë dhe thekson se asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënime dhe intimidim, për shkak të detyrës. 

“Sot, lexova me trishtim se Shqipëria humbi 20 vende në Indeksin e Lirisë së Medias në Botë për vitin 2021, publikuar nga Organizata Reporterë pa Kufij.

Lexo më shumë  Shpërthim në veri të Kosovës, dyshohet për granatë dore

Qartazi ka ende punë për të bërë dhe ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur gazetarinë e lire dhe të pavarur në Shqipëri.

Liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe shtylla e çdo shoqërie demokratike. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë në mënyrë të lirë dhe të saktë, për të informuar qytetarët, për të ndihmuar në luftën ndaj korrupsionit dhe për të mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet.

Është e rëndësishme që të gjithë të mbështesim profesionalizmin e gazetarisë në mënyrë që gazetarët të mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më efikase.
Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, qëndrojmë përkrah gazetarëve shqiptarë. Të gjithë duhet të mbrojmë lirinë e medias dhe asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënimeve dhe intimidime për shkak të detyrës.

Lexo më shumë  Video/ Fiksim i hershëm i Ramës për të shktërruar godinën historike të Teatrit Kombëtar

Në Shqipëri, nëpërmjet programeve të financuara nga Mbretëria e Bashkuar, do të vazhdojmë të punojmë me mediat, shoqërinë civile dhe gazetarët për:
përmirësimin e situatës dhe sigurisë së gazetarëve;
forcimin e standardeve etike;
promovimin e rëndësisë së medias së lirë.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *