Lajme

Ambasadori anglez bën thirrjen për Reformën e re Zgjedhore: “Të fillojë sa më parë, pa afruar zgjedhjet”

Në kushtet kur mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord parimisht për ngritjen e një komisioni të ri për Reformën Zgjedhore, Instituti i Studimeve Politike, ka mbledhur dhe analizuar mendimet e ekspertëve zgjedhorë mbi prioritetet që la pas gara elektorale e 25 Prillit.

Gjetjet e prezantuara ishin një ftesë për t’u mbajtur në konsideratë gjatë diskutimeve për Kodin e ri Zgjedhor. 

Studiuesi Afrim Krasniqi u shpreh: “88% mbështesin aplikimin e numërimit elektronik; 84% mbështesin depolitizimin e komisioneve zgjedhore; 85% mbështesin deklarimin përpara votimit të burimeve të financimit; 88% mbështesin reformimin e Kolegjit Zgjedhor; 84% mbështesin riformatimin e KQZ dhe të rolit të tij në zgjedhje”.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, gjithashtu i pranishëm në konferencë, vuri theksin te emergjenca e implementimit të rekomandimeve të ODIHR-it, pa afruar zgjedhjet e radhës: “Do të doja t’i rikthehesha dhe njëherë thirrjes sonë mbi nevojën e adresimit të rekomandimeve të vëzhguese lokalë, por dhe ndërkombëtarw, duke përfshirë ato të OSBE-ODIHR-it. Mund ta keni parë, në vizitën e ministres angleze për Europën, në Shqipëri, Wendy Morton, ajo theksoi rëndësinë e të bërit më shumë për të siguruar demokracinë parlamentare dhe për të implementuar këto rekomandime. Ne po diskutojmë me gjithë grupet e interesit dhe parlamentarët që ndryshimet të ndodhin tani dhe jo në prag të zgjedhjeve”.

Edhe kryekomisionieri Ilirjan Celibashi kishte sugjerimet e tij, përqendruar te ndryshimi i ligjit për partitë politike, për të rritur demokracinë brenda këtyre forcave.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Të pranishëm në konferencë ishin dhe përfaqësues nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, të cilët gjithashtu vunë theksin te implementimi i sugjerimieve të OSBE-ODIHR-it në Kodin e ri Zgjedhor.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *