Lajme

Ambasadori amerikan: Tre arsyet pse SHBA-ja e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka deklaruar se jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë janë arsyet pse ShBA-të, kanë qenë një përkrahëse e hershme, e flaktë dhe e përkushtuar e pavarësisë së Kosovës dhe tash shtoi se mbeten të palëkundur duke mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës.

Këto komente ambasadori Hovenier i bërë gjatë pritjes që i bëri shumë mysafirëve të ftuar për të shënuar 246-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një ambient të ngrohtë e dekorues, Ambasada Amerikane ftoi shumë mysafirë nga jeta politike, shoqërore e kulturore. Aty u pa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat e saja, si dhe kryeministri Kurti me bashkëshorten e tij. Po ashtu, u pa edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, drejtues të subjekteve politike, deputetë, ish deputetë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve, njofton RTK.

Lexo më shumë  Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier tha para të pranishmëve se 246 vjet më parë, 56 përfaqësues nga 13 koloni amerikane u mblodhën në Filadelfia dhe ratifikuan atë që atëherë konsiderohej si një dokument radikal, Deklaratën e Pavarësisë, ku ajo shpalli statusin e kolonive si shtete sovrane të pavarura.

Sipas tij, kjo jo vetëm që ishte hapi i parë në formimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por përshkroi dhe përshkruan aspiratat dhe vlerat e tyre si popull, për të cilat vazhdojnë të përpiqen dhe të punojmë sot.

 “Ajo paraqet një citim premtues amerikan: “Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë burrat -dhe unë po shtoj në mënyrë redaktuese- dhe të gjitha gratë janë krijuar të barabartë që të janë të pajisur nga krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, siç janë; jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”. Ky premtim udhëzon edhe politikën e jashtme amerikane, jashtë kufijve tanë dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kanë qenë një përkrahëse e hershme, e flaktë, e përkushtuar e pavarësisë së Kosovës, prandaj ne mbetemi të palëkundur siç kemi qenë gjithmonë dhe duke mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës.

Lexo më shumë  Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për tre inspektorët e arrestuar të ATK-së

Pra, sot, ndërsa ne festojmë 246 vjetorin e Shteteve të Bashkuara si një shtet i lirë, sovran dhe i pavarur, ne gjithashtu festojmë së bashku, 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe përparimin e jashtëzakonshëm që keni arritur në këtë periudhë të shkurtër kohore“, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *