Bota

Ambasadori amerikan në Moskë dorëzon përgjigjen me shkrim ndaj shqetësimeve ruse

Ambasadori amerikan John Sullivan në Moskë ka dhënë një përgjigje me shkrim ndaj shqetësimeve dhe propozimeve të përshkruara më parë nga Rusia, njoftoi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Blinken nuk ndau përmbajtjen e dokumentit, por tha se ajo hap derën për një zgjidhje diplomatike të krizës.

“Dokumenti që kemi dorëzuar përfshin shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tanë në lidhje me veprimet e Rusisë që minojnë sigurinë, një vlerësim parimor dhe pragmatik të shqetësimeve që Rusia ka ngritur dhe propozimet tona për fushat ku ne mund të jemi në gjendje të gjejnë gjuhën e përbashkët”, u tha Blinken gazetarëve në Departamentin e Shtetit.

Rruga Press

YouTube player