Lajme

Ambasadori amerikan në Kosovë: Besimit i qytetarëve te institucionet është rritur

Në kuadër të javës kundër korrupsionit, të organizuar nga Lëvizja FOL, gjatë adresimit të tij para shoqërisë civile dhe mediave, ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka thënë se me mbështetje të shoqërisë civile duke kërkuar llogari nga institucionet, është shënuar përparim.

“Niveli i besimit që njerëzit e kanë pasur në këto institucione dikur, 15 vjet më herët krahasuar me sot, policia, gjykata, prokurorët, shërbimi korrektues, janë organe vendore të Kosovës që po bëjnë përparim të dukshëm.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

A ka hapësirë për përmirësim? E dini ju vetë përgjigjen, por edhe ne SHBA-ja mund të themi të njëjtën përgjigje. A është arritur përparim, me mbështetjen e shoqërisë civile, që t’iu kërkojmë llogari institucioneve? Po, natyrisht se ka pasur. Që ta përmbyllim këtë, kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe mendoj se të gjithë duhet ta pranojmë që qytetarët presin më shumë nga qeveritë e tyre.

Kushtetuta amerikane fillon me fjalët “Ne, populli”. Edhe juaaja është ngjajshëm.

Ne, populli, presim që institucionet të na shërbejnë neve dhe jo që të marrin nga ne. Që prokurimi të bëhet në mënyrë transparente dhe mënyrë të drejtë, presim që gjyqtarët, prokurorët dhe mbrojtësit të kryejnë punë ne tyre dhe të mos ndikohen në mënyra të padobishme”, ka thënë Hovenier.

Lexo më shumë  Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Ai ka përmendur ndryshimet në fushën e drejtësisë që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për çka ka thënë se SHBA-ja është krenare me mbështetjen e dhënë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *