KryesoreLajme

Ambasada e Gjermanisë: Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ambasada e Gjermanisë në një postim të fundit shkroi se Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës – por se për këtë gjë nevojitet veprim nga qeveria kosovare në zbatimin e zotimeve të marra në dialogun e ndërmjetlsuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjermania mbetet fort e përkushtuar që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës – dhe synimi është i arritshëm. Por, Kosovës i duhet të veprojë tani, përfshirë përmbushjen e zotimeve nën dialogun e lehtësuar nga BE”-ja, shkroi ambasada.

Lexo më shumë  I dërguari i BE-së, Sorensen: Uroj që viti 2026 të na japë atë që nuk na e dha viti i shkuar
YouTube player