Lajme

Ambasada e Britanisë përgëzon Qeverinë dhe institucionet e Kosovës: Le të ngjitemi edhe më lartë vitin tjetër

Ambasada e Britanisë në Kosovë, ka mirëpritur pozicionimin e Kosovës në Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ambasada ka përgëzuar Qeverinë dhe institucionet e Kosovës.

“Rezultati i Kosovës është përmirësuar dhe është ngjitur me 17 vende në vendin e 87-të në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të ‘Transparency International’ për vitin 2021. Ne përgëzojmë qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, shkruan ambasada britanike.

Tutje, në postim ambasada thotë presin me padurim që të vazhdojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin me Kosovën.

“Lajm i shkëlqyeshëm ndërsa presim me padurim të vazhdojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë në këtë fushë përmes Projektit tonë të Rekuitimit dhe Prokurimit Publik. Le të ngjitemi edhe më lart këtë vit!”, thuhet në postim.

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u renditur e 39-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Lexo më shumë  Hetemi: Kemi mbledhur fotografi e video që dëshmojnë krimet serbe

Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë.

Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.

YouTube player