Ambasada e Britanisë mirëpret vendimin për emërimin e bordit të KEK-ut
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka mirëpritur vendimin e qeverisë për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike (KEK). Sipas kësaj ambasade, kandidatët e emëruar janë rekomanduar nga ekspertët britanikë.
“Mirëpresim vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe urojmë të sapoemëruarit e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut. Procesi i rekrutimit është mbështetur nga Projekti i Rekrutimit dhe kandidatët e emëruar janë rekomanduar nga ekspertët britanikë”, thuhet në njoftimin për media.
Për bordin e KEK-ut kanë aplikuar 72 kandidatë. Skënder Haziri është emëruar kryesues i bordit; Merita Kasapolli, anëtare; Berzat Halili, anëtar; Valbona Raifi-Deshishku, anëtare; Mustafa Pllana, anëtar dhe Valdrin Krasniqi, anëtar.
Rruga Press