Ambasada britanike përgëzon 12 ushtarët e FSK-së që fituan medalje të bronztë në Angli
Ambasada e Britanisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën se 12 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë fituar medalje të bronztë në një garë ushtarake të quajtur “Cambrian Patrol”.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se performanca e ushtarëve ishte e jashtëzakonshme.
“Urime 12 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga regjimenti i parë nën udhëheqjen e toger Arbër Hoxhës për fitoren e medaljes së bronztë në garën e Cambrian Patrol”, thuhet në njoftim.
Ambasada britanike më tej ka thënë se në këtë garë morën pjesë 84 ekipe britanike dhe 42 ndërkombëtare.
“Performanca e tyre ishte e jashtëzakonshme. Bravo që i sollët një tjetër medalje Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.
Rruga Press