Sport

A do luaj Broja kundër Çekisë? Silvinjo thotë fjalën e fundit për lojtarët

Armando Broja nuk do të mund të luajë në ndeshjen Shqipëri- Çeki që do të zhvillohet ditën e nesërme  në stadiumin “Air Albania”, lajmin e dha trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo.

Ai tha se Broja nuk do të mund të luaj për shkak të një problemi fizik, ndërkohë që shtoi se lojtari Klaus Gjesula do të futet në lojë.

Në konferencën për shtyp një ditë para përballjes ai tha se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të si trajner por nuk do të jetë vendimtare, pasi kualifikimi do të vendoset në nëntor. Megjithatë ai shtoi se do duhet të bëjnë

“Sa i përket Brojës, kam një lajm të keq ai ka qenë në skuadër vetëm për dy ditë dhe është stërvitur shumë pak. Pas konsultave me mjekun tonë të kombëtares, ai ka të njëjtin shqetësim fizik dhe nuk do mund  të luaj në ndeshjen e nesërme. Nuk ja del dot. Kemi edhe lojtarët të tjerë të cilët duhet ti vlerësojmë për gjendjen e tyre. Sa i përket Gjasulës ne kemi bërë kontrollet tona dhe ëhstë gati për të luajtur”,-tha trajneri Silvinjo.

Rruga Press

YouTube player