Lajme

Ambasada amerikane: Mirënjohës popullit të Kosovës që ka qëndruar me ne në luftën kundër terrorizmit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur mirënjohjen ndaj popullit dhe partnerëve të Kosovës për luftën kundër terrorizmit, në përvjetorin e 23-të të ngjarjes tragjike të 11Shtatorit të vitit 2001.

“Sot, i Ngarkuari me Punë Anu Prattipati iu bashkua një ceremonie në përkujtim të 23 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ne i jemi thellësisht mirënjohës popullit dhe partnerëve kosovarë në mbarë botën që kanë qëndruar me ne në luftën kundër terrorizmit, në mbrojtje të demokracisë dhe në ndjekjen e një bote të drejtë dhe paqësore”, kanë shkruar ambasada në X.

Lexo më shumë  Revolta kundër Ramës, pedagogu Susaj: Kjo protestë nuk matet me numra por me shpresën që mbart dhe me misionin historik

Në ceremoni kanë marrë pjesë krerë të rëndësishëm shtetëror.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën