Lajme

Ambasada amerikane: Mirënjohës popullit të Kosovës që ka qëndruar me ne në luftën kundër terrorizmit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur mirënjohjen ndaj popullit dhe partnerëve të Kosovës për luftën kundër terrorizmit, në përvjetorin e 23-të të ngjarjes tragjike të 11Shtatorit të vitit 2001.

“Sot, i Ngarkuari me Punë Anu Prattipati iu bashkua një ceremonie në përkujtim të 23 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ne i jemi thellësisht mirënjohës popullit dhe partnerëve kosovarë në mbarë botën që kanë qëndruar me ne në luftën kundër terrorizmit, në mbrojtje të demokracisë dhe në ndjekjen e një bote të drejtë dhe paqësore”, kanë shkruar ambasada në X.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Në ceremoni kanë marrë pjesë krerë të rëndësishëm shtetëror.

Rruga Press

YouTube player