Lajme

Ambasada amerikane: Ky moment i rëndësishëm pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis ShBA-së dhe Kosovës, jemi krenarë që mbështesim FSK-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovës ka shpërdarë një postim në faqen e saj në Facebook të shoqëruar me një fotografi të qindra ushtarëve të FSK-së të cilët po marrin pjesë në tërvitjet së bashku me njësitë e Ushtrisë Amerikane në JRTC në Fort Johnson, Luiziana në ShBA— një nga qendrat kryesore të stërvitjes luftarake të ushtrisë amerikane.

Lexo më shumë  Peci: Situata me vërshimet në Mitrovicë është stabilizuar

“SHBA dhe Kosova më të forta së bashku në rrugën drejt gatishmërisë! Jemi krenarë që mbështesim FSK-në, përmes Programit EUCOM J7 – TWWFC, ndërsa stërvitet së bashku me njësitë e Ushtrisë Amerikane në JRTC në Fort Johnson, Louisiana — një nga qendrat kryesore të stërvitjes luftarake të ushtrisë amerikane

Ky moment i rëndësishëm pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe tregon përkushtimin e FSK-së për të ndërtuar një forcë moderne, profesionale dhe të gatshme për mision, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale” thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Lexo më shumë  Rama ‘mes dy zjarresh'/ BIRN: Kryeminstri dhe raporti i tij kritik me sistemin e drejtësisë

Rruga Press

YouTube player